-
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Gjatë periudhës së praktikës, praktikanti do të trajnohet dhe do të jetë përgjegjës për:
-
Mësimin e procesit të ngjitjes së shiritave (kantarimit) me makineri moderne.
-
Operimin dhe mirëmbajtjen bazë të makinës kantaricë nën mbikëqyrjen e mentorit.
-
Kontrollin e cilësisë së pjesëve të kantarizuara për të siguruar asnjë defekt teknik.
-
Organizimin dhe përgatitjen e materialeve për procesin e prodhimit.
-
Zbatimin e rregullave të sigurisë në punë brenda fabrikës.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
-
Vullnet i madh për të mësuar një zanat të ri teknik.
-
Kujdes i shtuar ndaj detajeve dhe precizitet në punë.
-
Aftësi për të punuar në grup dhe gatishmëri për të ndjekur udhëzimet teknike.
-
Përvoja paraprake nuk është e domosdoshme, por përpjekja dhe serioziteti janë kyç.
-
Gatishmëri për angazhim afatgjatë (me qëllim punësimin e rregullt).
ÇFARË OFROJMË NE?
-
Praktikë me pagesë që nga dita e parë.
-
Trajnim profesional dhe mentorim nga ekspertë të fushës.
-
Ambient pune korrekt dhe dinamik.
-
Kontratë e rregullt pune për kandidatët që tregojnë sukses gjatë praktikës.
📩 APLIKIMI
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet e tjera përkatëse në:
📧 Email: info@dicasahome.com 📞 Tel: +383 48 620 400
Ose të aplikoni direkt duke klikuar në butonin e mëposhtëm:
-