Ambienti që na rrethon është pasqyra e punës sonë! Di Casa Home kërkon një person të përkushtuar dhe me përvojë në kopshtari për të mirëmbajtur dhe zbukuruar hapësirat e gjelbra të ambientit tonë profesional.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
-
Mirëmbajtja e vazhdueshme e kopshtit, oborrit dhe hapësirave të gjelbra të kompanisë.
-
Kositja e barit, krasitja e pemëve, shkurreve dhe dekorimi i tyre.
-
Mjellja, ujitja dhe plehërimi i rregullt i bimëve dhe luleve.
-
Kujdesi për shëndetin e bimëve dhe identifikimi i nevojave për trajtim.
-
Mbajtja e pastërtisë në stacionet e jashtme dhe rrugët kaluese të oborrit.
-
Përdorimi dhe mirëmbajtja e veglave të punës (kositëseve, gërshërëve, etj.).
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
-
Përvojë paraprake në kopshtari ose mirëmbajtje të hapësirave të jashtme.
-
Njohuri mbi bimësinë, sezonet e mbjelljes dhe metodat e ujitjes.
-
Shkathtësi në përdorimin e makinerive ndihmëse të kopshtarisë.
-
Person i vullnetshëm, i disiplinuar dhe me sy për estetikën e ambientit.
-
Gatishmëri për punë në ambient të hapur dhe menaxhim të pavarur të detyrave.
ÇFARË OFROJMË NE?
-
Kushte të mira pune dhe stabilitet afatgjatë.
-
Pagë konkurruese dhe pagesë të rregullt.
-
Ambient pune profesional dhe respektues.
-
Të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme për punë cilësore.
📩 APLIKIMI
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë të dhënat e tyre (ose CV-në) në:
📧 Email: info@dicasahome.com
📞 Tel: +383 48 620 400
Ose të aplikoni direkt duke klikuar në butonin e mëposhtëm: