Di Casa Home kërkon një Arkitekt/e të brendshëm me përvojë dhe vizion kreativ për t’u bërë pjesë e fabrikës sonë të mobilieve dhe zyrës projektuese. Kërkojmë një person që zotëron aftësi të larta teknike dhe estetike për të shndërruar idetë në realitet.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
-
Projektimi i Interierit: Krijimi i projekteve unike për hapësira banimi dhe komerciale.
-
Vizatimet Ekzekutive: Përgatitja e planeve të detajuara teknike për fabrikën (detajet e mobilierisë, prerjet, planet e montimit).
-
Prezantimet 3D: Realizimi i vizualizimeve fotorealiste që pasqyrojnë saktë projektin final për klientin.
-
Konsulenca: Komunikimi i drejtpërdrejtë me klientët për përzgjedhjen e materialeve, ngjyrave dhe aksesorëve.
-
Koordinimi i Prodhimit: Bashkëpunimi me departamentin e inxhinierisë dhe prodhimit për të siguruar realizueshmërinë teknike të dizajnit.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
-
Përvoja: Minimum 2+ vite përvojë pune të dëshmueshme në fushën e arkitekturës dhe dizajnit të brendshëm.
-
Softuerët: Njohuri të shkëlqyera në Archicad dhe AutoCAD (e domosdoshme).
-
Renderimi: Shkathtësi në realizimin e prezantimeve 3D (3ds Max, Lumion, Twinmotion ose programe të ngjashme).
-
Portofoli: Kandidati duhet të ketë një portofolio të punëve të mëparshme që dëshmon stilin dhe saktësinë teknike.
-
Aftësitë: Kreativitet, saktësi në detaje dhe aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës.
ÇFARË OFROJMË NE?
-
Pagë konkurruese bazuar në përvojën dhe kualifikimet tuaja.
-
Ambient pune modern dhe inovativ.
-
Mundësi për të punuar me teknologjinë më të avancuar në industrinë e drurit.
-
Kontratë afatgjatë pune dhe rritje profesionale.
📩 APLIKIMI
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe Portofolin e tyre në:
📧 Email: info@dicasahome.com
📞 Tel: +383 48 620 400
Ose të aplikoni direkt duke klikuar në butonin e mëposhtëm: