A jeni person praktik dhe keni dëshirë të shihni rezultatin përfundimtar të punës suaj? Di Casa Home zgjeron ekipin e montimit dhe kërkon punëtorë të vullnetshëm për të montuar mobiliet tona cilësore.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
-
Për Operatorët: Montimi i elementeve të mobilieve dhe strukturave komplekse sipas skicave teknike.
-
Për Praktikantët: Asistimi në procesin e montimit dhe mësimi i përdorimit të veglave profesionale.
-
Përdorimi i saktë i veglave të dorës (shrafllësave, makinerive shpuese, etj.) dhe makinerive ndihmëse.
-
Kontrolli i stabilitetit dhe estetikës së produktit pas montimit.
-
Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar rrjedhshmërinë e prodhimit.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
Për Operatorët:
-
Përvojë paraprake në montimin e mobilieve (përparësi).
-
Aftësi për të lexuar vizatimet teknike dhe planet e montimit.
-
Shkathtësi në përdorimin e veglave të punës.
Për Praktikantët:
-
Nuk kërkohet përvojë – mjafton vullneti për të mësuar një zanat fitimprurës.
-
Të jetë person i shkathët, i disiplinuar dhe i kujdesshëm në punë.
-
Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet e mentorit.
ÇFARË OFROJMË NE?
-
Paga konkurruese për operatorët dhe praktikë me pagesë për praktikantët.
-
Siguri në punë dhe ambient profesional.
-
Për praktikantët: Një rrugë e qartë drejt punësimit të rregullt si Monterë Profesionistë.
-
Mundësi për bonus në bazë të performancës dhe efikasitetit.
📩 APLIKIMI
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet e tjera përkatëse në:
📧 Email: info@dicasahome.com
📞 Tel: +383 48 620 400
Ose të aplikoni direkt duke klikuar në butonin e mëposhtëm:
Shënim për praktikantët: Ky është shansi juaj ideal për të hyrë në industrinë e mobilieve! Ne investojmë në trajnimin tuaj që ju të bëheni mjeshtrit e së nesërmes.