A dëshironi të bëheni pjesë e teknologjisë më të avancuar në industrinë e drurit? Di Casa Home hap dyert për praktikantë që duan të aftësohen në operimin e makinave CNC me 5 akse teknologjia e fundit e prodhimit preciz.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Gjatë periudhës së praktikës, ju do të mentoroni nga ekspertët tanë për:
-
Operimin e makinës CNC Nesting 5-Axes për prerjen dhe shpimin e elementeve të mobilieve.
-
Leximin dhe interpretimin e skicave teknike dhe programeve të prodhimit.
-
Ekzekutimin e programeve softuerike moderne që kontrollojnë procesin e automatizuar.
-
Monitorimin e vazhdueshëm të procesit të punës për të siguruar saktësi maksimale (Zero-Error).
-
Mirëmbajtjen e rregullt dhe kalibrimin bazë të veglave të punës në makinë.
KRITERET QË DUHET TË PLOTËSONI
-
Interesim i lartë për teknologjinë, makineritë CNC dhe inovacionin në prodhim.
-
Aftësi bazike në leximin e vizatimeve teknike (përparësi kanë kandidatët me shkollim teknik).
-
Kujdes ekstrem ndaj detajeve dhe përpikëri në matje.
-
Vullnet për të mësuar operimin me softuerë të avancuar të prodhimit.
-
Seriozitet, disiplinë dhe gatishmëri për punë ekipore.
ÇFARË OFROJMË NE?
-
Praktikë me pagesë dhe kushte të shkëlqyera pune.
-
Aftësim profesional në një nga makineritë më të sofistikuara në treg (5-Axes).
-
Mundësi reale për kontratë të rregullt pune pas periudhës së praktikës.
-
Ambient inovativ ku vlerësohet iniciativa dhe dëshira për avancim.
📩 APLIKIMI
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet e tjera përkatëse në:
📧 Email: info@dicasahome.com
📞 Tel: +383 48 620 400
Ose të aplikoni direkt duke klikuar në butonin e mëposhtëm: