DI CASA Souvenirs
DI CASA Souvenirs është një destinacion unik për të gjithë ata që kërkojnë të shtojnë një prekje të veçantë dhe të personalizuar në hapësirat e tyre.
Me një përzgjedhje të zgjuar të dekoreve dhe aksesorëve, ofrojmë produkte që jo vetëm plotësojnë estetikën e ambientit, por edhe reflektojnë stilin dhe personalitetin e klientëve tanë.

ALFA
Llambë tavoline moderne me dizajn minimalist dhe strukturë metalike elegante, e kombinuar me abat-jour tekstili në ngjyrë të zezë. Alfa është zgjedhja ideale për hapësira moderne që kërkojnë stil dhe thjeshtësi në të njëjtën kohë. Forma e saj unike me strukturë metalike të kromuar krijon një look të pastër dhe elegant, ndërsa abat-jour-i në ngjyrë të zezë shpërndan dritën në mënyrë të butë dhe të ngrohtë. Perfekte për tavolina anësore, komodina apo ambiente pune, kjo llambë shton karakter pa e ngarkuar hapësirën.

BETA
Llambë tavoline moderne me strukturë metalike elegante dhe abat-jour tekstili në ngjyrë të bardhë.
Alfa në versionin me abat-jour të bardhë sjell një ndjesi më të lehtë dhe më të ndriçuar në hapësirë.
Dizajni minimalist me strukturë metalike të kromuar kombinohet perfekt me tekstilin e bardhë, duke reflektuar më shumë dritë dhe duke krijuar ambient më të hapur dhe të pastër.

TURUVA
Llambë tavoline elegante me strukturë metalike në finish gold dhe abat-jour tekstili në ngjyrë të zezë.
Turuva është për ambiente që duan të duken më luksoze pa u sforcuar. Kombinimi i metalit gold me abat-jour-in e zi krijon kontrast të fortë vizual dhe një prezencë më “statement” në hapësirë.
Drita shpërndahet butë, ndërsa dizajni i jep thellësi dhe karakter çdo tavoline apo komodine. Nuk është thjesht ndriçim është element dekorativ që bie në sy.

ASOS
Llambë tavoline elegante me strukturë metalike në finish gold dhe abat-jour tekstili në ngjyrë të bardhë.
ASOS në variantin e bardhë sjell një pamje të pastër dhe moderne, duke kombinuar elegancën e metalit gold me butësinë e abat-jour-it të bardhë. Rezultati është një dizajn i lehtë vizualisht, por me prezencë të qartë dekorative.
Drita shpërndahet në mënyrë të butë dhe të qetë, duke krijuar atmosferë të ngrohtë dhe relaksuese në çdo hapësirë. Ky model përshtatet lehtësisht me interiere minimaliste dhe moderne, duke shtuar ndriçim dhe stil pa e ngarkuar ambientin.