POLITIKA E SISTEMIT TE INTEGRUAR TE MENAXHIMIT (SIM)
Sistemi i Integruar i Menaxhimit (SIM) në DI 5 Group është zhvilluar për të menaxhuar efikasitetin e proceseve, planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe optimizimit të aktiviteteve të ndryshme. Ky sistem garanton përputhshmërinë me normat ndërkombëtare të menaxhimit sipas standardeve ISO 9001:2015 për Cilësinë, ISO 14001:2015 për Menaxhimin e Mjedisit dhe ISO 45001:2018 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, si dhe respektimin e të gjitha kërkesave ligjore aplikuese. SIM synon të ngritë standardet e larta të cilësisë dhe angazhimit ndaj mbrojtjes së mjedisit, duke reflektuar vlerat kryesore të inovacionit, besueshmërisë, dinamizmit dhe një qasjeje të hapur në menaxhimin korporativ. Këto vlera formojnë bazën për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe për të përmirësuar vazhdimisht proceset në linjë me kërkesat e klientëve dhe rritjen e standardeve të shërbimeve.
DI 5 Group përqendrohet te identifikimi i kërkesave të klientëve dhe përmirësimi i kënaqësisë së tyre si qëllime kryesore, duke u siguruar që të gjithë punonjësit dhe menaxherët respektojnë rregulloret dhe kërkesat ligjore në fuqi. Ne angazhohemi për zhvillimin e një Sistemi të Menaxhimit të Mjedisit (SMM) që është jo vetëm efikas, por edhe efiçient.
Përmirësimi i vazhdueshëm i SIM në DI 5 Group do të realizohet përmes analizave të rrezikut, rishikimeve dhe auditimeve, duke mbajtur nën vëzhgim performancën dhe duke krahasuar rezultatet me pritjet e klientëve. Menaxhmenti monitoron komunikimin efektiv të politikave dhe objektivave, siguruar që të gjithë janë në dijeni dhe të përkushtuar ndaj tyre, duke garantuar një ndarje dhe zbatim efikas të resurseve njerëzore, organizative dhe teknike.
Fuqia e punonjësve të DI 5 Group, të cilët janë ndër shtyllat kryesore të modelit tonë të suksesit të biznesit, nxitet përmes zhvillimit profesional dhe trainimeve, duke rritur motivimin dhe arritjen e objektivave të ndërmarrjes. DI 5 Group është e përkushtuar në ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë, pa diskriminim, duke promovuar një mjedis pune të drejtë dhe inkurajues për të gjithë.
Cilësia e lartë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga DI 5 GROUP është mbështetur në një regjim strikt të kontrollit të cilësisë dhe monitoruar nga menaxhimi i projekteve, ekipi ISO dhe auditorët e certifikuar. Kjo politikë e DI 5 GROUP synon të mbështesë jo vetëm detyrimet ligjore, por edhe të promovojë një kulturë pozitive të barazisë së mundësive në të gjitha aspektet e punësimit.
Politika e organizatës sonë është:
- Identifikimin dhe plotësimin e kërkesave të klientit për të arritur kënaqësinë e tyre të plotë;
- Sigurimin që të gjitha Politikat, Manualet dhe Procedurat janë të qarta dhe të përcaktuara me qëllim që të pasqyrojnë angazhimin e DI 5 GROUP për realizimin e objektivave të saj;
- Vëzhgimin dhe analizimin e vazhdueshëm të performancës për të bërë ndryshime apo rregullime të nevojshme që ndikojnë në kënaqësinë e klientëve dhe cilësinë e sistemeve të menaxhimit të informacionit;
- Edukimin e të gjithë punonjësve mbi rëndësinë e punës së tyre në arritjen e kënaqësisë së klientit;
- Garantimin e komunikimit efikas brenda dhe jashtë organizatës;
- Nxitjen e një kulture ekipore për zgjidhjen e problemeve dhe veprimet parandaluese, duke fuqizuar çdo punonjës të kontribuojë si ambasador i cilësisë;
- Sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë pa asnjë formë diskriminimi, duke përfshirë rekrutimin, promovimin dhe ofrimin e udhëzimeve dhe mbështetjes për të gjithë punonjësit;
- Integrimin dhe mbikëqyrjen e Sistemit të Menaxhimit të Integruar në kulturën dhe praktikat ditore të kompanisë, si pjesë e një angazhimi afatgjatë për cilësinë, përmirësimin e vazhdueshëm dhe kënaqësinë e klientit;
- Përmbushjen dhe tejkalimin e pritjeve të klientëve përmes përmirësimeve të vazhdueshme;
- Takimin e rregullt të menaxhmentit të lartë me përfaqësuesin e Ekipit të IMS për të rishikuar dhe garantuar efektivitetin e sistemit të menaxhimit të integruar;
- Pajtueshmërinë me të gjitha kërkesat ligjore relevante lokale dhe ndërkombëtare dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Sistemit të Menaxhimit të Integruar;