Inxhinier/e Prodhimi – Ekspert/e CORPUS

DI CASA Home Design është në kërkim të 5 Inxhinierëve/eve të Prodhimit – Ekspertë/e CORPUS, për t’iu bashkuar ekipit tonë të prodhimit.

Pozita fokusohet në përgatitjen teknike të projekteve të mobilieve për prodhim, punën e avancuar në programin CORPUS, përpunimin e detajeve teknike dhe koordinimin ndërmjet projektimit dhe prodhimit.

Përgjegjësitë kryesore

  • Përgatitja dhe përpunimi i projekteve të mobilieve për prodhim në programin CORPUS.
  • Përgatitja e dokumentacionit dhe vizatimeve teknike për procesin e prodhimit.
  • Përcaktimi dhe kontrollimi i dimensioneve, elementeve, materialeve dhe detajeve teknike.
  • Kontrollimi i projekteve para prodhimit dhe identifikimi i gabimeve ose mospërputhjeve teknike.
  • Optimizimi i projekteve dhe elementeve për realizim të saktë dhe efikas në prodhim.
  • Bashkëpunimi me projektuesit, dizajnerët, teknikët dhe ekipin e prodhimit.
  • Zgjidhja e çështjeve teknike gjatë realizimit dhe sigurimi i përputhjes me standardet e kompanisë.

Kualifikimet dhe kërkesat

  • Njohuri të avancuara dhe përvojë praktike në përdorimin e programit CORPUS.
  • Përvojë relevante në industrinë e mobilieve, zdrukthëtari, projektim teknik ose përgatitje për prodhim.
  • Njohuri të mira të konstruksionit dhe proceseve të prodhimit të mobilieve.
  • Aftësi për të lexuar, kuptuar dhe përgatitur vizatime dhe dokumentacion teknik.
  • Njohuri mbi materialet, komponentët dhe sistemet që përdoren në prodhimin e mobilieve.
  • Aftësi për të identifikuar dhe zgjidhur probleme teknike.
  • Saktësi, përgjegjësi, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip; përvoja direkte në prodhim të mobilieve është përparësi.

📩 APLIKIMI

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet e tjera përkatëse në:

📧 Email: info@dicasahome.com

📞 Tel: +383 48 620 400

Ose të aplikoni direkt duke klikuar në butonin e mëposhtëm:

APLIKO KËTU